75 Mall Live Search
10:09 / E Premte, 19 Janar 2018 / indeksADMonline

VAR edhe në Kupën e Botës!

FIFA do të miratojë teknologjinë VAR për Kupën e Botës dhe të gjitha ligat e mëdha javën e ardhshme – e gjith kjo nga polemikat e mëdha gjatë fitores së Chelsea ndaj Norëich në FA Cup.

Polemika e parë serioze e epokës së re për futbollin anglez i la gjyqtarët me fytyrë të skuqur.

Mbrojtësi i Norwich, Timm Klose pohoi se priste një ndëshkim të jepej kur ai ishte në një duel me Willian, i cili stimuloi në mënyrë të qartë.

Poashtu edhe zyrtarët e lartë që mbikëqyren takimin pranuan që gjyqtari Graham Scott duhej të ndihmohej nga zyrtari i VAR, Mike Jones.

Takimi i së hënës në Cyrih i Bordit Ndërkombëtar të FA, organi ligjvënës i lojës, ka vendosur të miratojë përdorimin global të përdorimit të VAR, duke filluar në Rusi këtë verë.

VAR poashtu mund të aplikohet edhe në Premier Ligë nga fillimi i sezonit të ardhshëm, ndërsa në prill klubet pritet të vendosin nëse do ta miratojnë atë apo jo. /IndeksOnline/