“Futbolli në Kosovë po ecën përpara”, Armand Duka uron Agim Ademin për rizgjedhjen president i FFK-së
Sot, Agim Ademi u rizgjedh president i Federatës së Futbollit të Kosovës me një mandatë të ri katërvjeçare.
Në këtë Kuvend Zgjedhor mysafir special ishte edhe kreu i FSHF-së, Armand Duka, shkruan Indeksonline
Duka përmes rrjeteve sociale, uron Ademin dhe thotë se futbolli i Kosovës ka pas rritje të jashtëzakonshme.
“Kosova ka shënuar progres të dukshëm në të gjitha nivelet, nga infrastruktura dhe futbolli i bazës, te ekipet kombëtare dhe klubet në garat evropiane. Bashkëpunimi me UEFA-n dhe investimet afatgjata po japin rezultate konkrete për të tashmen dhe të ardhmen”, ka shkruar Duka

