75 Mall Live Search
09:33 / E Enjte, 20 Mars 2025 / G T

Futbolli në zi, ndërron jetë në moshën 18-vjeçare ish-futbollisti i Bayern Munchen

Ish-futbollisti i Bayern Munchen, Jiaxuan Guo ka ndërruar jetë në moshën 18-vjeçare.

Mbrojtësi kinez u lëndua në kokë duke luajtur futboll gjatë muajit të kaluar dhe duket se kjo ka qenë arsyeja pse sot ai ndërroi jetë, shkruan Indeksonline

18-vjeçari ishte pjesë e grupmoshave të reja te Bayern Munchen. Më pas karrierën e vazhdoi në Kinë te skuadra e BJ Guoan.

“FC Bayern mban zi për humbjen e ish-lojtarit, Guo Jiaxuan, i cili vdiq në moshën 18-vjeçare në vendlindjen e tij, Kinë”, shkruhet në reagimin e klubit gjerman./Indeksonline/