13:02 / E Hënë, 26 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Futbolli në Zvicër “flet” vetëm shqip, katër shqipe në formacionin e javës

Shqiptarët ishin protagonist në fundjavë në Superligën Zvicerane.

Hekuran Kryeziu, Shkelqim Demhasaj, Bastien Toma dhe Albian Ajeti janë përfshirë në formacionin e më të mirëve.

Ylli i Kosovës, Hekuran kryeziu shënoi dy gola në barazimin 3-3 të Zurihut kundër Luganos, shkruan Indeksonline/

Paraqitje shumë të mirë bëri edhe Shkelqim Demhasaj i cili asistoi në barazimin 2-2 kundër Baselit.

Gjithashtu u paraqit shumë mirë edhe Albian Ajeti dhe talenti Bastien Toma..

Gol shënoi edhe Benjamin Kololli por ylli i Kosovës nuk është rreshtuar në formacionin e javës. /IndeksOnline/