75 Mall Live Search
13:35 / E Premte, 18 Tetor 2024 / G T

Futbolli po “zhvendoset” në Arabi, Superkupa e Spanjës zyrtarisht luhet në Jeddah

Super Kupa e Spanjës për sezonin 2025 do të zhvillohet në Arabinë Saudite, në qytetin e Jeddah-it.

Katër skuadra që do të lujnë në këtë kompeticion, janë: Real Madridi, Atheletic Clubi, Barcelona dhe Mallorca e Vedat Muriqit, shkruan Indeksonline

Ky organizim është falë marrëveshjes që është nënshkruar ditë më parë nga Federata e Futbollit të Spanjës dhe Arabisë Saudite.

Nuk do të jenë ndeshjet e vetme të futbollit spanjoll që do të zhvillohen në Arabi, pasi në marrëveshje përfshihen edhe ndeshjet e La Liga-s./Indeksonline/