15:30 / E Mërkurë, 24 Prill 2024 / G T

Futbolli spanjoll “zhvendoset” në Amerikë, zbulohet plani i Javier Tebas

Një ide interesante e ka dhënë presidenti i La Ligas, Javier Tebas, i cili po diskutohet shumë në rrjetet sociale.

Tebas planifikon që disa ndeshje të La Ligas në sezonin 2025/26 të zhvillohen në Amerikë, shkruan Indeksonline

Kjo për shkak të popullarizimit të futbollit në Amerikë, i cili nuk është shumë i njohur.

Kujtojmë që vitin 2026, Amerika, Kanadaja dhe Meksika janë tri vendet nikoqire për Kupën e Botës./Indeksonline/