Futbolli ukrainas i ka “lëshuar” skautët në Kosovë, kërkojnë një tjetër lojtar… tani nga Malisheva

Skuadra nga Ukraina, LNZ Cherkasy është duke kërkuar një mbrojtës të krahut dhe tashmë i ka nisur disa skautë në Kosovë.
Ekipi ku luajnë tre shqiptarë: Muharrem Jashari, Ajdi Dajko dhe Hajdin Salihu është duke kërkuar futbollistin e Malishevës, Arlind Veliun, shkruan Indeksonline
Gazetari nga Ukraina, Alex Ivanchenko, raporton se skuadra e Cherkasy është shumë e interesuar për shërbimet e 23-vjeçarit, i cili është pjesë e Superligës së Kosovës.
Gjatë këtij sezoni, Veliu me Malishevën në Superligë ka zhvilluar 17 ndeshje, ka shënuar një gol dhe ka bërë dy asiste.
Vlera e tij në sajtin “Transfermarkt” është plotë 400 mijë euro dhe në rast të ndonjë transferimi të mundshëm, ky pritet të jetë çmimi i fundit.
Kujtojmë që kohëve të fundit shumë futbollistë nga Shqipëria dhe Kosova kanë destinacion futbollin ukrainas./Indeksonline/
🇺🇦 #LNZ Cherkasy is search for a new left-back
— Alex Ivanchenko 🇺🇦 (@OlexanderIvanc2) January 15, 2025
Ukrainian club are eyeing #FCMalisheva LB Arlind Veliu (23) and #Rukh LB Vitaliy Roman (21) and are also interested in five more players 👀
Deal for defender Vitaliy Roman is very complicated due to the high price ❗️ pic.twitter.com/EsPoxw90QT