Futbollist me talent të madh dhe zemër të madhe, Rashford dhuron ushqim për fëmijët jetim
Marcus Rashford ka ndihmuar të pastrehët dhe fëmijët jetim, futbollisti ju bashkangjit aktiviteteve që bëheshin për t’i ndihmuar të varfërit.
Rashford dërgoi ushqim dhe dhurata të ndryshme në disa strehimore të qytetit si në Barnabus, Centrepoint dhe Lifeshare.
Po ashtu ai ju bëri thirrje edhe të tjerëve që t’i bashkangjiten atij për të ndarë ndihma. Rashford tha ‘Jam shumë i lumtur që familja jonë ishte në gjendje të dërgonte donacione në Shtëpinë e Fëmijëve të St Christopher në Saint Kitts”.
Kjo nuk është hera e vetme e Rashford që merret me bamirësi ai kishte marrë pjesë së bashku me futbollistët e tjerë të skuadrës në një mbrëmje për bamirësi në vitin 2017./Indeksonline/.


