75 Mall Live Search
21:09 / E Mërkurë, 13 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Futbollistët afrikan sulmohen në Lezhë, bëhen për spital

Një incident është shënuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Lezhës, ku sipas Balkanweb, disa të rinj janë konfliktuar me futbollistët afrikën të Besëlidhjes.

Mësohet se janë dy lojtarë të skuadrës Lezhiane, ata që kanë rënë preh e sulmeve, teksa sipas ‘Balkanweb’  objekt i dhunës janë futbollistët me ngjyrë, të cilët prej disa kohësh janë pjesë e këtij ekipi.

Të rinjtë mbajnë në duar disa shkopinj, me të cilat tentojnë të godasin futbollistët.

Duke mos ditur të flasin shqip, këta te fundit dëgjohen teksa thërrasin “Gjoka, Gjoka”, emri i presidentit të klubit ‘Besëlidhja’.