10:57 / E Shtunë, 08 Maj 2021 / Blerim

Futbollistët dhe stafi i Interit refuzojnë shkurtimin e pagave!

Në media në Itali raportohet se Interi ka refuzuar kërkesën e presidentit Zhang për të ulur pagat e tyre.

Ai u kërkoi të gjithëve, nga lojtarët te trajnerët dhe stafi të pranonin shkurtime e pagave në mënyrë që ta ndihmonin klubin të kalonte krizën aktuale financiare.

Sipas disa raportimeve thuhet se i është thënë që një pagë mujore dhe shpërblimin për Scudetto të mos e marrin.

‘Corriere dello Sport’ tani sugjeron që lojtarët të gjithë refuzuan, madje disa reaguan me zemërim ndaj kërkesës.