75 Mall Live Search
22:50 / E Diele, 10 Mars 2019 / indeksADMonline

Futbollistët e Besiktas zihen se kush ta gjuaj faullin, Medel i jep shpullë Quaresmas

Besiktas ka fituar 3-2 ndeshjen e radhës ndaj Konyaspor në Super Lig turke. Megjithatë, e gjithë vëmendja e rrjeteve sociale ka shkuar te episodi i sherrit mes dy shokëve të ekipit Gary Medel dhe Ricardo Quaresma.

Pasi skuadra e tyre kishte fituar një goditje dënimi në një pozicion të favorshëm, dy ish-lojtarit e Inter donin ta kryenin goditjen.

Mes tyre plasi një zënkë në mes të fushës dhe Medel ka goditur Quaresma me një shpullë të mirë pas koke. Shokët e ekipit kanë ndërhyrë duke qetësuar gjakrat.