Futbollistët e Chelseas do të dënohen me ulje page pasi nuk u kualifikuan në Champions League
Chelsea ka kaluar një sezon jo të mirë, derisa kur jemi pranë fundit të kampionatit, “blutë” janë jashtë Ligës së Kampionëve.
Për këtë dështim, drejtuesit e skudrës londineze pritet të marrin masa ndaj futbollistëve, shkruan IndeksOnline.
Sipas raportimeve të “The Telegraph” ata pritet të dënohen me ulje të pagave për 20%.
Po ashtu dënimi do të përfshijë edhe bonuset që kanë futbollistët në kontratat e tyre.
Chelsea u përball me kriza të vazhdueshme rezultatesh, ku fillimisht e shkarkoi trajnerin Enzo Maresca, për të zëvendësuar me Liam Rosenior-in, i cili po ashtu u shkarkua javë më parë./IndeksOnline/

