Futbollistët e Cityt argëtohen me 15 modele, njëri e pëson keq nga gruaja e tij

Lojtarët e Manchester Cityt u urgëtuan me 15 modele nga Italia të dielën pas fitores 6-1 kundër Aston Villës.
Agjencitë italiane raportojnë se kjo festë ishte e planifikuar muaj më parë dhe Pep Guardiola ishte në dijeni për të, shkruan Indeksonline.
Sipas “Mirror”-it, njëri nga futbollistët, që nuk ia ka përmendur emrin e ka pësuar keq nga gruaja e tij pasi është kthyer në shtëpi në shtatë të mëngjesit.

“Partnerja e tij ishte absolutisht e tërbuar me të për shkak se u kthye kaq vonë në shtëpi dhe në atë gjendje. Ajo as që e kishte idenë ku kishte mundur të ishte burri i saj deri në atë kohë”, ka thënë një burim i gazetës.
Në mesin e modeleve prezente në atë mbrëmje ishin edhe Amira Paula dhe prezantuesja e “Sport Italia”-s, Chiara Giuffrida. /IndeksOnline/