18:14 / E Martë, 28 Janar 2020 / indeksADMonline

Futbollistët e Feronikelit ia “krisin” këngës në Antalya

Feronikeli po vazhdon përgatitjet në Antalya të Turqisë para fillimit të stinorit pranveror të Superligës së Kosovës.

Ata përveç stërvitjeve po kalojnë edhe momente relaksi së bashku në resoritin ku po qëndrojnë.

Së fundmi i kanë publikuar disa pamje nga atje ku shihen lojtarët duke kënduar.

Për disponimin e shokëve u përkujdesën Ilir Berisha, Mejdon Hoxha dhe Loshaj. /IndeksOnline/