Futbollistët e Galatasarayt luajtën “gurë-letër-gërshërë”, fituesi goditi penalltinë

Skuadra e Galatasarayt është kualifikuar në raundin tjetër të Kupës së Turqisë, pasi mposhti në shtëpi 4:2 Bandirmasporin.
Në minutën e 36’të, ekipi vendas fitoi një penallti, të cilën në gol e shndërroi futbollisti, Halil Dervisoglu, shkruan Indeksonline
Por, para penalltisë, tre lojtarë, Tete, Dervisoglu dhe Yilmaz u përfshinë në lojën e famshme “gurë-letër-gërshërë”.
Fitues doli, Dervisoglu i cili çoi topin në rrjetë për t’ia dhënë epërsinë 2:0 skuadrës së tij.
Me fitoren e mbrëmshme, Galatasaray ka siguruar çerekfinalen e madhe të Kupës së Turqisë./Indeksonline/