75 Mall Live Search
22:40 / E Premte, 28 Qershor 2024 / Gj. Sh

Futbollistët e Gjermanisë hapin ”zemrën”, dhurojnë para për të pastrehët

Futbollistët e kombëtares gjermane, kanë vendosur që një pjesë të madhe të bonuseve të tyre në Euro 2024 ti dhurojnë për një shoqatë që ndihmon të pastrehët.

Sipas asja që raporton ”Bild” futbollistët gjerman kanë marrë këtë inciativë dhe do ta bëjnë përmes fondacioneve sociale, shkruan IndeksOnline.

Këtë inciativë e ka përkrahur edhe nga Federata e Futbollit të Gjermanisë.

Duke u kualifikuar në fazën e 16-të si të parët në grup, gjermanët morën sërish nga 50 mijë euro secili. Federata Gjermane ka vendosur tashmë pjesën tjetër të shkallës së shpërblimeve financiare në rast suksesi: 100,000 euro për lojtar për pjesëmarrje në çerekfinale, 150,000 euro në rast të arritjes në gjysmëfinale.

Ky bonus mund të arrinte edhe 250 mijë euro në rast pjesëmarrjeje në finale dhe 400 mijë euro në rast fitoreje në kampionatin europian./IndeksOnline/