75 Mall Live Search
22:19 / E Enjte, 10 Tetor 2024 / Gj. Sh

Futbollistët e Greqisë ia dedikojnë golin ndaj Anglisë George Baldock, i cili dje u gjet i vdekur në shtëpin e tij

Futbollistët e Greqisë, golin ndaj Anglisë, ia kanë dedikuar ish-shokut të tyre, George Baldock.

Baldock të mërkuren u gjet i vdekur në pishinën e shtëpisë së tij në Glyfada, shkruan IndeksOnline.

Ende nuk dihet shkaqet e vdekjes së futbollistit, ndërsa mësohet se prej disa orësh familjarët kishin humbur kontaktin me të.

Gruaja 31-vjeçarit, e cila ishte në Angli së bashku me vajzën e tyre, po përpiqej të kontaktonte me lojtarin grek, por s’kishte arritur. Ajo telefonoi pronarin e shtëpisë që Baldock kishte marrë me qira, në mënyrë që ai të mund të shkonte dhe zbulonte se çfarë po ndodhte.

Pronari shkoi në banesë dhe gjeti futbollistin 31-vjeçar të vdekur në pishinën e tij

Sipas informacioneve të protothema.gr, Baldock kishte të paktën 5 orë që qëndronte i vdekur në pishinë, ndërsa më shumë të dhëna që pritet të dalin pas autopsisë.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë, ndërsa janë marrë edhe gjurmët e gishtërinjve në shtëpinë ku humbi jetën 31-vjeçari. Në trupin e tij raportohet se nuk ka shenja dhune./IndeksOnline/