75 Mall Live Search
15:54 / E Premte, 10 Janar 2020 / indeksADMonline

Futbollistët e Juventusit darkojnë pa Ronaldon

Futbollistët e Juventusit të bashkuar brenda dhe jashtë fushës.

Skuadra e Juventusit kishte darkuar së bashku dje me pothuajse të gjithë lojtarët e pranishëm, raportohet se me rastin e zgjatjes së kontratës së Leonardo Bonucci, me mbrojtësin qendror që organizoi tërë mbrëmjen.

Megjithatë, kishte disa mungesa të dukshme, siç shihet në fotografitë në mediat sociale të postuara nga disa prej lojtarëve, transmeton Indeksonline.

Një nga këta ishte Cristiano Ronaldo por edhe veteranët Giorgio Chiellini dhe Gianluigi Buffon.