Futbollistët e Juventusit pranojnë të ulin pagat për të ndihmuar klubin, ja sa do të “sakrifikoj” Ronaldo

Lojtarët e Juventus kanë rënë dakord të heqin dorë nga paga e katër muajve për të ndihmuar financat e klubit në mesin e pandemisë koronavirus.
Cristiano Ronaldo dhe shokët e tij të skuadrës, së bashku me menaxherin Maurizio Sarri, kanë rënë dakord për uljen e pagës ‘të barabartë me pagesat mujore të Marsit, Prillit, Majit dhe Qershorit 2020’, ka njoftuar klubi.
Marrëveshja është vendosur të vlen rreth 90 milion euro që do të mbesin në arkat e klubit nga pagat e lojtarëve.
Cristiano Ronaldo do të “sakrifikoj” rreth 10 milionë euro në këtë marrëveshje dy palëshe.
Futbolli në Itali është pezulluyar për një kohë të pacaktuar dhe nuk do të dihet fati i sezonit pasi vendi është në një kolaps total. /IndeksOnline/