75 Mall Live Search
15:30 / E Shtunë, 12 Dhjetor 2020 / Blerim

Futbollistët e klubit serb, Crvena Zvezda, bëjnë skena të pahijshme në aeroport

Futbollisti i Crvena Zvezdës, Kanga ka bërë skena në aeroportin “Nikola Tesla” në Beograd, kur skuadra e tij po kthehej nga Republika e Çekisë nga vizita në Slovan Liberec në Ligën e Evropës.

Kanga hyri në një përballje me një nga oficierët e doganave, i cili po kontrollonte çantën e tij në një kontroll rutinor të bagazhit të dorës.

Në atë moment, ai filloi t’ia merrte çantën nga dora e zyrtares së aeroportit.

Një bashkëlojtar i tij e mbajti të mos bënte ndonjë skandal edhe më të madh.

Në fund, Kanga u qetësua pak dhe nuk kishte probleme më të mëdha në vazhdim.