Futbollistët e Kombëtarës së Kosovës s’po i frikësohen virusit, asnjë masë mbrojtëse në hotelin ku po qëndrojnë

Futbollistët e Kombëtares së Kosovës, gjatë ditës së sotme kanë kryer testet për Covid-19, ku të gjithë kanë rezultuar të jenë negativ.
Në këto teste i vetmi që doli pozitiv ishte trajneri, Bernad Challandes, i cili është vetë-izoluar në një hotel në Durrës, shkruan IndeksOnline
Por, si duket futbollistëve tanë nuk po ju bënë përshtypje masat anti-covid, pasi u panë duke u fotografuar me qytetarë në hotel, madje pa respektuar asnjë masë që parandalon infektimin me Covid-19.
Kujtojmë se “Dardanët”, nesër me fillim nga ora 10:00, do të marrin rrugën për në Ljubljanë, ku do të zhvillojnë ndeshjen e radhës ndaj Sllovenisë në kuadër të Ligës së Kombeve./IndeksOnline/


