12:30 / E Shtunë, 12 Tetor 2019 / indeksADMonline

Futbollistët e Kosovës i kanë vazhduar edhe sot stërvitjet, por me tifozë të veçantë

 “Dardanët” nuk po ndalen, po stërviten pa ndalë për t’u përgaditur sa më mirë për ndeshjen kundër Malit të zi.

Andaj ata edhe sot kanë vazhduar stërvitjet në stadiumin “Fadil Vokrri” e që ishin stërvitje taktike, shkruan Indeksonline.

Mirëpo kësaj radhe këto stërvitje u shoqëruan me brohoritjet e disa tifozëve të veqantë, ishte një grup fëmijësh të shoqëruar nga mësuesit e tyre që kishin ardhur për t’i shikuar futbollistët e Kosovës.

Ata brohoritnin emrat e futbollistëve, të cilët pastaj edhe i falenderonin fëmijët për përkrahjen e tyre./Indeksonline/.