Futbollistët e Kosovës “lanë shpirtin” për Kombëtaren, por ja si ishte viti 2019 me ekipet e tyre

Kombëtarja e Kosovës pa dyshim se ishte ndër senzacionet e vitit në botë në futboll.
Me lojën fenomenale dhe mikpritjen e jashtëzakonshme, Kosova zuri vend në titujt kryesor të mediave më prestigjioze të huaja. “Dardanët” dhuruan 101% e tyre në cdo ndeshje duke u treguar luftëtarë të vërtëtë, por si ishte viti i tyre me ekipet përkatëse.
Indeksonline ka analizuar vitin e secilit futbollist të Kosovës.
Arijanet Muric
19 ndeshje gjatë tërë vitit. Prej tyre 9 me Kosovën. Përkundër që humbi vendin e titullarit qysh në shtator, ai në dy ndeshjet e fundit të vitit nuk ishte as i grumbulluar me skuadrën. Nuk bindi që të ishte me Manchester Cityn, ndërsa tani nuk po del të jetë i denjë as për Nottingham Forest. Megjitatë, ai e ka vendin e titullirit në ekipin e Kosovës.
Samir Ujkani
Samir Ujkani ka pasur më së paku minuta gjatë këtij viti. Ai ishte “mes dy shtyllave” vetëm dy herë gjatë këtij viti dhe të dyjat me Kosovën në miqësoret ndaj Danimarkës dhe Gjibraltarit. Ndërsa nuk ka bindur trajnerin e Torinos t’ia besojë portën në asnjë ndeshje
Amir Rrahmani
Luajti 43 ndeshje gjatë këtij viti, pothuajse në cdo ndeshje ishte aty duke patur një vit fenomenal, sidomos me ekipin e Veronës, ku ishte ndër mbrojtësit më të dalluar të Serie A. Ai gjatë këtij viti shënoi katër gola.
Fidan Aliti
Ishte i pazëvendësueshëm në ekipin e tij, Kalmar dhe gjithashtu edhe me Kosovën duke zhvilluar plot 40 ndeshje gjatë vitit 2019. Ai shënoi tre gola brenda vitit, ndërsa bashkë me Rrahmanin ishin siguria e Kosovës në repartin defanziv.
Mërgim Vojvoda
Zhvilloi 51 ndeshje gjatë tërë vitit me skuadrën e Standard Liege e fillimisht me Mouscron dhe gjithashtu edhe me Kombëtaren e Kosovës. Shënoi dy gola, një me Kosovën dhe një me Mouscron, ndërsa ende nuk e ka shijuar golin me Standardin e Liezhit.
Florent Hadërgjonaj
35 ndeshje të luajtura gjatë këtij viti me Huddersfieldin dhe Kosovën. Nuk realizoi asnjë gol. Ishte në shumicën e ndeshjeve me ekipin e ligës së dytë më të forte angleze.
Benjamin Kololli
Zhvilloi 41 ndeshje me Cyrihun dhe me Kosovën duke realizuar plot 7 gola. Ishte për një kohë të shkurtër i lënduar, ndërsa është lojtar i rëndësishëm për ekipin zviceran.
Leart Paqarada
Luajti 37 ndeshje me ekipin gjerman Sandhausen dhe me Kombëtaren e Kosovës duke realizuar 1 gol. Paqarada ishte pothuajse i pazëvendësueshëm me ekipin e tij.
Idriz Voca
Zhvilloi 45 ndeshje gjatë vitit 2019 me ekipin e tij, Luzern dhe me Kosovën, ndërsa kontribuoi me dy gola. Në ekipin zviceran ishte startues në pothuajse të gjitha ndeshjet.
Valon Berisha
Luajti 17 ndeshje gjithsej gjatë këtij viti, ndërsa për disa muaj ishte i lënduar, por edhe pas rikthimit nuk gjeti formën e duhur duke mos patur minutazhë të mjaftueshme te Lazio. Realizoi dy gola gjatë këtij viti, ndaj Anglisë në humbjen 5:3 të Kosovës.
Anel Rashkaj
Luajti 34 ndeshje gjatë vitit 2019 me ekipin e tij, Eskilstuna dhe me Kombëtaren e Kosovës, ndërsa nuk e shijoi asnjëherë golin në këtë vit. Ishte aset i rëndësishëm si për Kosovën ashtu edhe për ekipin e tij.
Besar Halimi
Zhvilloi 33 ndeshje me ekipin e ligës së tretë të Gjermanisë, Sandhausen dhe me Kosovën, duke shënuar 4 gola. Nëse shohim paraqitjet me Kosovën, pa dyshim se Besari Meriton një ekip më të mire.
Herolind Shala
Luajti 24 ndeshje me ekipin Valerenga dhe me Kosovën. Shala shënoi plot gjashtë herë gjatë vitit të fundit. Ishte për një kohë i lënduar, duke shkaktuar mungesë të madhe te Kosova e poashtu edhe te ekipi i tij, Valerenga.
Hekuran Kryeziu
Luajti vetëm 16 ndeshje gjatë vitit 2019, ndërsa pjesën tjëtër të sezonit ishtë i dëmtuar. Një vit për t’u harruar sa më shpejt për Kryeziun.
Edon Zhegrova
Luajti 31 ndeshje me Baselin dhe Kosovën. Ai fillimisht nuk bindi trajnerin e ekipit zviceran, ndërsa së fundmi Zhegrova ka shpërthyer, madje edhe duke u shpallur lojtari i muajit nëntor në Zvicër. Ai ka shënuar 2 gola gjatë këtij viti.
Bersant Celina
Është futbollisti kosovar që ka zhvilluar më së shumti ndeshje gjatë vitit 2019, gjithsej 54 me Sëansean dhe Kosovën. Ai ka shënuar plot 8 gola.
Arbër Zeneli
Ishte në formë të mirë para se të lëndohej në qershor. Ai zhvilloi 20 ndeshje duke realizuar 4 gola dhe duke qenë celësi i Kosovës dhe ekipit të tij, Reims.
Elbasan Rashani
Luajti gjithsej 41 ndeshje këtë vit me ekipin norvegjez, Odd dhe Kosovën duke realizuar 6 gola.
Milot Rashica
46 ndeshje me Ëerder Bremen dhe Kosovën duke realizuar 22 gola. Ishte dhe vazhdon të jetë lider i ekipit gjerman, ndërsa nuk është se tregoi kualitetin e njëjtë edhe te Kosova.
Atdhe Nuhiu
44 ndeshje por me pak minuta të dhuruar nga trajneri. Shënoi 7 gola gjatë tërë vitit
Vedat Muriqi
E mbyllim me futbollistin më të mirë të vitit në Kosovë. Vedat Muriqi zhvilloi 49 ndeshje me Rizespor, Fenerbahce dhe me Kombëtaren e Kosovës. Shënoi gjithsej 31 gola duke qenë golaëshënuesi më mirë nga gjithë futbollistët tjerë të Kosovës dhe me meritë u shpall futbollisti i vitit në Kosovë për 2019-tën./Indeksonline/