Futbollistët e Kosovës në përkrahje të Markut, e shikojnë meçin nga hoteli

Florian Marku ka dalë fitues në meçin e sotëm kundër britanezit, Muma Mëeemba.
Boksierit shqiptar iu deshën vetëm 1 minut e 45 sekonda për ta rrëzuar tri herë në tokë kundërshtarin e tij.
E këtë duel super të shkurtë e kanë shikuar edhe futbollistët e kombëtares së Kosovës.
Mergim Vojvoda e ka postuar një fotografi në përkrahje të Florian Markut.
Kujtojmë se boksieri shqiptar është shumë i afërt me futbollistët shqiptar në të gjithë Evropën. /IndeksOnline/
