Futbollistët e Kosovës solidarizohen me familjarët e viktimave pas tragjedisë, në Shqipëri
Pas tërmetit fatal që ka rënë në Shqipëri mëngjesin e sotëm, së paku 15 njerëz kanë humbur jetën dhe rreth 600 të tjerë kanë mbetur të lënduar.
Kjo ngjarje ka prekur zemrat e të gjithë shqiptarëve, të cilët kanë shprehur përkrahje në mënyra të ndryshme, shkruan Indeksonline.
Edhe futbollistët e Kombëtares së Kosovës janë solidarizuar.
Përmes rrjeteve sociale, Vedat Muriqi, Milot Rashica, Mërgim Vojvoda e Amir Rrahmani ishin disa prej lojtarëve që kanë bërë thirrje për lutje.
/Indeksonline/



