Futbollistët e Lirisë rrahin referin në ndeshjen miqësore
Referi Hasan Hasani është rrahur sot në ndeshjen miqësore në mes Lirisë dhe Dukagjinit, që ka qenë duke u zhvilluar në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren.
Sipas burimeve të IndeksOnline ndeshja është ndërprerë në fillimin e pjesës së dytë, pasi që lojtarët e Lirisë e kanë rrahur referin që ka qenë duke e drejtuar ndeshjen .
Nuk dihet ende se çfarë lëndimesh ka marrur referi, kurse IndeksOnline do të ju mbajë të informuar për këtë ngjarje./Indeksonline/.