75 Mall Live Search
20:45 / E Diele, 29 Maj 2022 / C E

Futbollistët e Liverpoolit festojnë me këngën e Dua Lipës

Një numër i madh i tifozëve të Liverpoolit janë duke festuar sot trofetë që skuadra e tyre e zemrës i fitoi gjatë sezonit të fundit.

“Të Kuqtë” janë duke i festuar sukseset e arritura në Kupën Carabao dhe FA.

Në të dy këto gara ishte skuadra e Liverpoolit që triumfoi.

Në rrugët e qytetit po parakalojnë futbollistët dhe pjesa tjetër e ekipit.

Kënga “One Kiss” e këngëtares nga Kosova, Dua Lipës, tashmë është shndërruar në një himn te tifozët e Liverpoolit dhe jo vetëm.

Edhe futbollistët e skuadrës angleze janë shfaqur sot duke e kënduar këtë këngë.

Video është publikuar nga faqja zyrtare e klubit të Liverpoolit në “Twitter”.