Futbollistet e Manchester Unitedit me një taktikë që s’është parë asnjëherë në futboll

Në ndeshjen mes Manchester Unitedit dhe Leicester Cityt në kategorinë e femrave ndodhi diçka që s’është parë në futboll më parë.
Manchester United, kishte një goditje të lirë dhe futbollistet Elisabeth Terland dhe Millie Turner, provuan të shpërqendronin portieren e “Dhelprave” Janina Leitzig.
Taktika e pazakontë nuk u ka shkuar mirë, dhe arbitrja Stacey Fullicks i largoi të dyja nga Leitzig.
Kujtojmë që në këtë ndeshje, vashat e Manchester Unitedit mposhtën Leicester Cityn me rezultat 2-0./IndeksOnline/