Futbollistët e Monaco-s zhvishen të gjithë në aeroplan, kishte probleme me kondicionerin
Skuadra e Monacos sot zhvillon ndeshjen e rëndësishme të UEFA Champions League ndaj Club Brugge.
Futbollistët e klubit francez përjetuan diçka jo të zakontë kur u futën në aeroplan për të udhëtuar drejt Belgjikës, shkruan Indeksonline
Kondicioneri i aeroplanit nuk punoi, kështu të gjithë lojtarët u detyruan të zhvisheshin nga vapa e madhe.
Aeroplani për shkak të kësaj arsyeje vendosi të mos fluturonte dhe u anulua udhëtimi drejt Belgjikës.
Por, sigurisht që sot klubi ka arritur në Brugge, ku nga ora 18:45 luan ndaj Club Brugge-t./Indeksonline/
🚨🚨AS MONACO
— LIGUE 1 | ON AIR ✈️ (@JetsLigue1) September 17, 2025
❌ L’avion ne peut pas DÉCOLLER pour un probleme d’air conditionné !
😂 Les joueurs sont descendus en CALEÇON sur la piste ! @ASMHistoire pic.twitter.com/DSw8FOmfPO

