Futbollistët e Newcastle përfshihen në një rrahje
Yjet e Newcastle United, Jonjo Shelvey dhe Karl Darlow u përfshinë në një përleshje rruge në orën 3 pas mes nate. Darlow është parë duke shkelmuar një burrë në shpinë, transmeton Indeksonline.
Në pamjet ekskluzive, shihet portieri Darlow duke u munduar të godasë një njeri, i cili ishte hedhur në tokë pas disa goditjeve.
Lojtari më i paguar i Newcastle-it, fiton £ 70,000 në javë, kishte qenë afër një largimi, kur ai supozohej se ishte ngacmuar verbalisht për mungesën e flokëve.
Një burim i tha DailyMail: Jonjo Shelvey ishte duke ecur kur një grup i djemve e quajti atë “tullac”. Ai i përqeshi atë dhe tha “Shkoni në shtëpinë tuaj, ju fshatar”./Indeksonline/.