17:20 / E Mërkurë, 01 Shkurt 2023 / Gj. Sh

Futbollistët e Shkupit i këndojnë Adem Jasharit (VIDEO)

Skuadra e Shkupit po qëndron në Antalya të Turqisë për fazën e dytë përgatitore para stinorit pranveror në Superligën e Maqedonisë së Veriut, transmeton Gazeta Metro.

Në një video të publikuar nga ‘Indeks TV’ shihet se si gjatë përgatitjeve futbollistët e Shkupit dëgjojnë këngën e Shkurte Fejzës ‘Mora Fjalë’ që i kushtohet komandantit legjendar të UÇK’së, Adem Jashari.

Përndryshe, edhe tifozët e klubit ‘Shvercerat’ pothuajse në çdo ndeshje i dedikojnë këngë UÇK’së dhe nuk mungon asnjëherë flamuri i Shqipërisë.