Futbollistët e Superligës me iniciative fantastike, nominojnë njëri-tjetrin për stërvitje në shtëpi

Futbollistët e Superligës kanë filluar një iniciative për të mbajtur formën edhe në këtë kohë që po qëndrojnë të vetë-izoluar.
Ata kanë nominuar-njëri tjetrin për të postuar një video duke u stërvitur nga shtëpia, shkruan Indeksonline.
Mesfushori i Llapit, Mentor Zhdrella ka pranuar nominimin e Flamur Nezirit dhe ka postuar pamje nga disa stërvitje të lehta.
Ai gjithashtu ka nominuar Mirlind Dakun, Besar Musolli, Përparim Osmani, Bujar Idrizi, Kastriot Rexhën dhe Përparim Islamin. /IndeksOnline/