75 Mall Live Search
21:01 / E Mërkurë, 01 Janar 2020 / indeksADMonline

Futbollistët e Superligës tregojnë sukseset e arritura gjatë vitit 2019

Klubet e Superligës së Kosovës, gjatë këtij viti kanë treguar se kanë lojtar mjaftë kualitativ.

Po ashtu ndeshjet të cilat i kanë luajtur këta futbollist i kanë bërë të duken më madhështore sepse janë munduar të japin çdo gjë nga vetja. Viti që shkoi solli mjaftë suksese për shumë nga këta futbollist andaj ata kanë folur për IndeksOnline në lidhje me sukseset që kanë arritur.

Familja e puna dhe shumë faktorë të tjerë tregohen nga këta futbollist që kanë ndikuar që të arrijnë suksese të shumta. Mirëpo se cilat janë sukseset për të cilat ata krenohen kanë treguar vetë futbollistët, për Indeksonline.

Ardian Limani (FC Drita)
“Ndonëse vitin e kaluar e përjetova suksesin më të madh në karrierën time, ( kampion dhe fitues i Superkupës së Kosovës), edhe ky vit ka qenë i mirë në përgjithësi. Kjo ka të bëjë me ecurinë e mirë dhe performancat e mira që i kemi dhënë në këtë vit, ani pse kemi mundur edhe më shumë! Meritë për këtë ka klubi, duke përfshirë stafin, lojtarët, kryesinë dhe tifozët, sepse sukseset arrihen zinxhir!”

Florjan Smakiqi (KF Feronikeli)
“Kam arritur të bëhem kampion me Feronikelin dhe ta fitojmë kupën kemi marrë pjesë në Champions League dhe Europa League gjithashtu sukses i madh ishte për mua edhe ta përfaqësoj shtetin. Ky vit ishte i veqant pasi për mua ishte hera e parë që kam lujtur në Champions dhe Europa league. Meritat më të mëdha i ka klubi edhe bashklojtarët.


Lapidar Lladrovci (KF Feronikeli)
“Sukseset e mija sivjet ishin të shumta, duke filluar nga ato sportive ku me Feronikelin fituam çdo titull të mundshëm në Kosovë, dhe paraqitjet pozitive në Europë, pastaj ndeshja kunder Milanit të madh, ndeshje të cilën pata paraqitje pozitive, vit ky që kulmoj me ftesën nga Kombëtarja e Kosovës. Ndërsa suksesi më i madh e më i veçantë për mua vjen nga jeta ime private, ku këtë vit për herë të parë jam bërë baba i një vajze të shëndosh. Sukseset e mia më së shumti i atribuohen familjes sime e cila çdo herë më qëndron pranë si në ditë të mira po ashtu edhe në të vështira, pastaj meritë për sukseset e përbashkëta kanë edhe shokët e skuadrës bashkë me stafin e klubit sepse pa njëri tjetrin nuk do t’i arrinim synimet tona”.


Kenan Haxhihamza (SC Gjilani)
“Veqantia e këtij viti sa i përket futbollit ka qenë se kam zënë vendin e titullarit tek SC Gjilani, si dhe njohja me shumë lojtar dhe njerëz të mirë t’gjitha trevave që kanë ardh në Gjilan. Përveq talentit dhurat prej Zotit, jam ky që jam sot fal punës me Afrim Ajdinin, trajnerin e portierave në Gjilan”.

Arbër Potoku (FC Ballkani)
“Sukseset e mija në këtë vit ishin mjaft të mëdha pasi që së pari nuk kisha lëndime pastaj në aspektin individual isha shumë në nivel të lart kurse në aspektin ekipor kemi ecur mirë si ekip dhe tashmë dihet jemi kampion vjeshtor kjo na gëzon më së shumti dhe është sukses për klubin e FC Ballkanit. Këtë vit të veqantë për mua e bënë sukseset në punën time që e bëj, Futbollin. Sigurisht që perveq vetës që bëjë një punë shumë të madhe çdo ditë në drejtimin tim ka shumë merita familja ime po ashtu të gjithë trajnerët dhe bashkëlojtarët që kam mësuar nga ta. Po ashtu edhe gjatë kohës sime me Feronikelin arrita të luaja në kualifikimet e Europa Ligës , jam i nderuar dhe shumë falenderues që më kanë vlersuar të jem pjesë e tyre në kualifikimet në Champions dhe Europa League, besoj edhe ky është një sukses ku në ndeshjen ndaj ‘The New Saints në Wales u vlerësova lart”.

Mërgim Pefqeli (KF Llapi)
“Suksesi më i madh sivjet ka qenë shëndeti sepse nuk kisha lëndime , isha pjesë e klubit FC Llapi në të cilin e dhash kontributin dhe ndihmën time në këtë sezon. Jam i kënaqur me formën dhe shpresoj që të vazhdoj dhe të përmisohem edhe më shumë. Kam shënuar disa gola po nuk ishte fati në disa ndeshje për ne sepse patëm shumë bashklojtar kyq të lënduar. Kryesia është pjesë e madhe e suksesev të cilët na rrinë pranë dhe mundohen të na plotsojnë kushtet më të mira të mundshme që të arrijmë qëllimet tona”.


Ylber Kastrati (SC Gjilani)
Fillimisht jam i nderuar që barti shirtin e kapitenit të një ekipe si SC Gjilani të një tifozërie të zjarrtë , këtë dua ta lidhi pikërisht me vitin që po e lëm pas për asyen se skifterat kishin 20 vjetorin e themelimit dhe ne e ndjem shumë afër çdo aktivitet të Skifterav. Vërtet na kanë bërë të ndihemi krenar edhe një herë i uroj dhe ju dëshiroj suksese. Në aspektin personal, kam shënuar dy gola të cilët kanë kontribuar në ecurinë pozitive të ekipës.Kemi kaluar dy faza të kupës me loj dhe jemi të pozicionuar lartë në tabelën e klasifikimit .Gjatë gjithë sezonës kam qenë aktiv në ekip perveq atëherë kur kam qenë i suspenduar me kartona. Gjysëm sezonën e parë kam pasur një lëndim më të rënd që më ka mbajtuar jashtë fushës dikund për rreth tre muaj. Jam kthyer për ta ndihmuar ekipën vetëm në lojën e fundit të gjysëm sezonës së kaluar edhe pse e kam pasur të ndaluar nga mjeku mirëpo dashuria ndaj klubit dhe nevoja që kishte klubi për ndihmën time në atë kohë ishte më e madhe se ajo çfarë thoshte mjeku.
Tregoi kastrati për gjashtë muajt e parë të këtij viti ndërsa për pjesën tjetër të vitit tha:
Kemi pasur ngritje në aspektin sportiv dhe profesional këtu kanë ndikuar financimi i rregullt dhe korrekt i kryetarit të klubit, Florim Zuka (Talit). Me investimet e bëra ka ndikuar direkt në rritjen e cilësisë dhe konkurencës brenda ekipës. Në aspektin personal dua të falenderoj familjen që gjithmon kanë qëndruar afër meje me përkrahje maksimale dhe këshilla të duhura”.

Visar Berisha (FC Ballkani)
“Po e përmbylli një vit do të thoja të veqant për mu sa i përket sukseseve personale ashtu edhe me klubin! Jam shumë i kënaqur deri tani në aspektin personal kam bërë shumë mirë ku jam edhe në 11-shen e laureateve të vitit po ashtu edhe me klubin qëndrojm shumë mirë ku jemi edhe duke i prirë kampionatit! E veqanata e këtij viti edhe që më gëzon më së shumti është pozita në të cilën gjendemi me klubin harmonia në ekip dhe ecuria e mir. Meritat më të mdha dhe gjithë puna e bërë deri tani padyshim që i shkojnē presidentit tonë Arsim Kabashi ai ishte dhe është përplot me energji dhe dëshirë për sukseset tona”.


Mentor Zhdrella (KF Llapi)
“Kam fituar çdo gjë që fitohet në futbollin e Kosovës, me mund dhe me djersë. Unë jam në kontratë me Llapin deri në Qershor, në përfundim të kampionatit. Besoj se jemi një grup shumë i mir, aty ku jemi do mundohemi ta japim maksimumin.
Gjatë karrierës sime më ka ndihmu së pari familja ime, më konkretisht babai im, pastaj gjithë trajnerët që kanë punuar me mua gjatë karrierës”.

/Indeksonline/.