75 Mall Live Search
11:53 / E Premte, 12 Dhjetor 2025 / G T

Futbollistët e Vushtrrisë vizitojnë varrin e Erjon Morinës, sot bëhet një vit nga vdekja e tij!

Futbollistët e Vushtrrisë sot kanë vizituar varrin e Erjon Morinës, i cili ndrroi jetë një vit më parë.

Në njëvjetorin e ndarjes nga jeta të futbollistit Erjon Morina, klubi i futbollit “Vushtrria” mori pjesë në akademinë përkujtimore kushtuar kujtimit të tij, shkruan Indeksonline

Përfaqësues të klubit, së bashku me të gjithë lojtarët, nderuan veprën dhe kujtimin e Erjon Morinës me praninë e tyre, duke shprehur mirënjohje për gjithçka ai ka dhënë për futbollin dhe komunitetin.

“Erjoni do të mbetet gjithmonë pjesë e historisë dhe zemrës së klubit tonë. Kujtimi për të mbetet i paharruar dhe vazhdon të na frymëzojë”, shkruhet në faqen zyrtare të klubit.