75 Mall Live Search
10:48 / E Mërkurë, 04 Mars 2026 / Gj Sh

Futbollistët e Wolves harrojnë që janë në fundin e tabelës, festojnë ”çmendurisht” pas fitores ndaj Liverpulit

Skuadra e Wolves-ë mbrëmë ka bërë befasinë më të madhe të Premierligës.

‘’Ujqit’’ mposhtën kampionin në fuqi të Anglisë, Liverpulin, me rezultat 2-1, shkruan IndeksOnline.

Pas kësaj fitore, futbollistët e Wolves-ë bashkë me trajnerin Rob Edwards vazhduan festën në zhveshtoret e stadiumit.

Por kjo festë duket paksa e tepruar, pasi Wolves-i ndodhet në fund të tabelës në Premierligë, me 16 pikë të grumbulluara në 30 ndeshje.

Kur kanë mbetur edhe tetë ndeshje deri në fund të kampionatit, Wolves-i ka pak gjasa të mbetet në elitën e futbollit anglez për sezonin e ardhshëm./IndeksOnline/