“Futbollistët kosovarë janë inatçorë”
Trajneri i Dukagjinit Xhengiz Rexhepit ishte i ftuar në emisionin “90 Plus”.
Xhengiz Rexhepi, njëherit ndihmës-trajner te Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut, ka marrë drejtimin e Dukagjinit për këtë edicion.
Rexhepi e ka nisur edicionin e ri në Superligën e Kosovës në futboll me një barazim ndaj Ballkanit.
Trajneri shqiptar shprehet tejet i lumtur për jetën e tij në Klinë.
“Ndihem shumë i kënaqur në Klinë, jam i lumtur që jetoj në një qytet me njerëz kaq intelektualë”, tha fillimisht Rexhepi në “90 Plus”.
“Futbollistët kosovarë janë shumë të disiplinuar dhe punëtorë. Por, janë edhe inatçorë. Nuk dorëzohen lehtë”, thekson Rexhepi.
“Kjo na gëzon neve”, shtoi ai.