Futbollisti afrikan dëshiron të luajë me fanellën e Kosovës, pret ftesën nga Kombëtarja U21

Ylli i skuadrës “Trepça ’89”, Lassine Traore, pa dyshim se do të ketë një të ardhme të ndritur.
Paraqitjet e mira të futbollistit nga Mali kanë bërë që shumë skuadra të mëdha evropiane të insteresohen për shërbimet e tij.
Fenerbahche, Trabzonspori, Dinamoja e Zagrebit, Hajduku i Splitit, Boavista dhe Standard Liege, janë vetëm disa nga shumë skuadrat që dëshirojnë ta kenë në radhët e veta superfutbollistin e “Trepçës ’89”.
Traore së fundmi në një prononcim për BlicMedia-n, ka folur për dëshirën e tij të madhe që t’i bashkohet Kombëtares së Kosovës U21.
“Do të jem i gatshëm dhe i lumtur ta bart fanelën e Kombëtares së Kosovës nëse marrë ftesë nga selektori, Rafet Prekazi”, ka thënë fillimisht Traore.
“Unë jam pjesë e Superligës dhe do të doja të pranoja një ftesë së cilës do t’i përgjigjesha me kënaqësi dhe me zemër”, ka deklaruar superfutbollisti 19- vjeçar, Lassine Traore.
Mbetët të shihet nëse dëshira e madhe e Traores, do të shëndërrohet në realitet dhe a do të ftohet nga Rafet Prekazi dhe FFK-ja, në Kombëtaren e Kosovës.
