75 Mall Live Search
17:41 / E Mërkurë, 03 Prill 2019 / indeksADMonline

Futbollisti australian vritet me armë zjarri në shtëpinë e tij

Futbolli australian është në zi pas një ngjarje tronditëse që ka ndodhur në mbrëmjen e së hënës.

Futbollisti John Odisho, 25 vjeç ka gjetur vdekjen pasi është qëlluar me armë zjarri në banesën e tij në Sydney.

Gjatë këtij incidenti është plaguar edhe një i afërm i futbollistit por që është jashtë rrezikut për jetë.

Odisho ka qenë pjesë e skuadrës Parramatta, skuadër e kryeqytetit australian që bën gara në ligën e katërt të shtetit. /IndeksOnline/