Futbollisti brazilian dëshiron transferimin te Manchester United, rebelohet dhe nuk shkon në stërvitje

Sulmuesi i Ajaxit, Antony po e dëshiron transferimin te Manchester United.
Por klubi holandez nuk po jep dritën jeshile për transferimin e tij në kampionatin anglzez.
Mediat ndërkombëtare kanë raportuar se braziliani nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Ajax pasi dëshiron një lëvizje te Manchester United, transmeton IndeksOnline.

Pas situatës së krijuar së fundi Antony është rebeluar dhe nuk është paraqitur në stërvitjet e klubit të Ajax-it të premten dhe të shtunën.
Antony dëshiron që klubi holandez të diskutojë tarifën e transferimit me Manchester United pasi oferta 80 milion euro është refuzuar gjatë javës.
Braziliani nuk do të luajë kundër Sparta Rotterdam pasi shpreson që bisedimet të vazhdojnë javën e ardhshme në mënyrë që të provojë eksperiencën e re në Premier League.
22 vjeçari është transferuar te Ajax në vitin 2020 nga Sao Paulo, ku është paraqitur në 57 ndeshje dhe ka shënuar 18 gola./IndeksOnline/