75 Mall Live Search
13:48 / E Hënë, 18 Tetor 2021 / C E

Futbollisti “gay” i Premier League-s: Kam frikë se më kryqëzojnë

“Në vitin 2021 do të doja të dilja hapur dhe t’u tregoja të gjithëve se kush jam, por shumë tifozë në tribuna janë ende të bindur se janë në vitet ’80. Dua të flas hapur me njerëzit, sepse ky jam dhe jam krenar për këtë, por e vërteta është se do të më kryqëzojnë, nëse e bëj.”

Ishin këto fjalët e një lojtari të Premier League-s, i mbetur anonim, për Amal Fashanu, mbesën e Justin Fashanu, i cili pranoi hapur në vitin 1990 se ishte “gay” dhe më pas vrau veten në 1998.

Për tabloidin britanik, “Sun”, ky lojtar gjithashtu tregoi se cila është frika e tij e madhe kur zbret në fushë:

“Kur luaj, ndihem sikur tifozët do ta marrin vesh dhe do të më paragjykojnë. Majde kam frikë se mund ta kuptojnë nga veshja ime jashtë fushës së futbollit. Kjo ka pasur një efekt të tmerrshëm tek unë, mendërisht, është e tmerrshme.”

Amal Fashanu, e cila ka vite që lufton homofobinë në sport, ka realizuar një dokumentar fitues të disa çmimeve për xhaxhanë e saj si dhe ka krijuar një fondacion bamirësie, për të ndihmuar në luftën ndaj homofobisë dhe racizmit brenda futbollit.