12:01 / E Mërkurë, 20 Shtator 2023 / L K

Futbollisti gjerman konvertohet në islam falë gruas së tij

Robert Bauer i cili luan në Arabinë Saudite te skuadra Al-Tai ka ndërruar fenë, duke u konvertuar në atë islame.

Futbollisti gjerman, me anë të një ‘story’ në rrjetin social “Instagram” ku shihej duke kryer ritet fetare myslimane së bashku me babain e gruas dhe djalin e tij, ka njoftuar se është konvertuar në fenë Islame.

28-vjeçari po ashtu njoftoi se ky konvertim erdhi falë gruas dhe familjes së saj.

“Për të gjithë njerëzit që më dërgojnë mesazhe sot. Unë erdha në Islam nëpërmjet gruas sime dhe familjes së saj. Kanë kaluar shumë vite dhe jam mirënjohës për të gjithë ju që më ndihmoni dhe më inkurajoni në udhëtimin tim”, ka shkruar futbollisti.