75 Mall Live Search
12:35 / E Premte, 21 Qershor 2024 / G T

Futbollisti gjerman kritika për Anglinë: Pse po luani si Union Berlini me gjithë ata yje?

Kombëtarja e Anglisë barazoi 1:1 ndaj Danimarkës në ndeshjen e dytë të grupit, dhe pas ndeshjes Gareth Southgate ka marrë kritika të mëdha.

“Tre Luanët” nuk po ia “mbushin” syrin asnjë analisti apo sportisti me paraqitjet e tyre në këto dy ndeshje, shkruan Indeksonline

Cristoph Kramer, futbollisti i Monchengladbachut ka kritikuar lojën e Anglisë dhe duke bërë krahasim me ekipin e Union Berlinit.

“Nëse keni kaq shumë kualitet, pse po luani si Union Berlini?

“Ju merrni lojtarë në fazën defansive dhe e quani këtë sukses në futboll? Më vjen shumë keq për lojtarët, ata janë të zhgënjyer sepse vërtetë duan të luajnë futboll”, u shpreh 33-vjeçari

Kujtojmë që Anglia në dy ndeshjet e para të Euro 2024 ka siguruar katër pikë dhe është afër kualifikimit tutje në fazën eliminim/direkt./Indeksonline/