75 Mall Live Search
23:30 / E Hënë, 07 Shtator 2020 / indeksADMonline

Futbollisti grek i cili i shënoi Kosovës rezulton pozitiv me COVID-19

I njëjti skenar si me Moldavinë. Edhe një futbollistë i Greqisë ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Bëhet fjalë për sulmuesin, Dimitrios Limnios, i cili ishte realizatori i golit të parë të Greqisë ndaj Kosovës.

Liminois ka rezultuar pozitiv sot, ka bërë të ditur federata greke.

Për koiçidencë edhe shënuesi i golit të Moldavisë ndaj Kosovës kishte dalë pozitiv.