Futbollisti i Nottinghamit për një moment u shndërrua në portier, bëri këtë pritje
Skuadra e Nottingham Forest po luan ndaj Crystal Palaces, ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të në Premier League.
Në pjesën e parë, skuadra vendase mori një karton të kuq, shkruan Indeksonline
Ishte futbollisti Neco Williams që u ndëshkua me karton direkt të kuq.
Ai bëri një pritje me duar sikur të ishte portier dhe shkaktoi penallti, plus u përjashtua nga loja.
Për momentin rezultati është i barabartë 1:1./Indeksonline/
Neco Williams 😂😂pic.twitter.com/3XeKGUzFy8
— Tekkers Foot (@tekkersfoot) February 1, 2026

