Futbollisti i Arbërisë ftohet nga Kombëtarja shqiptare

Futbollisti i Arbërisë, Elmir Lekaj është ftuar nga Kombëtarja U21 e Shqipërisë.
Trajneri Alban Bushi i ka dërguar ftesë talentit që luan në Superligën e Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra e Arbërisë përmes rrjeteve sociale.
“Edhe një futbollist i yni tek kombetarja! Kësaj rradhe bëhet fjalë për futbollistin e klubit tonë Elmir Lekaj , i cili ka marr ftesen për të qenë pjesë e kombetares Shqiptare U21. Lekaj ka qenë pjesë e kombetares edhe në kategoritë U17 dhe U20. Kryesia e klubit, dhe shtabi teknik i Arbërisë, i dëshiron shendet dhe suksese futbollistit Lekaj, duke i kërkuar t’a bëjë më të mirën e tij!”, thuhet në njoftimin e Arbërisë