75 Mall Live Search
07:53 / E Enjte, 27 Qershor 2024 / G T

Futbollisti i ardhshëm i Chelseat shënoi gol për Ekuadorin në Copa America

Kombëtarja e Ekuadorit ka shënuar fitoren e parë në Copa America, pasi mposhti 3:1 Xhamajkën.

Gol në këtë takim shënoi edhe lojtari i ardhshëm i Chelseat, Kendry Paez, shkruan Indeksonline

Paez shënoi në minutat e fundit të pjesës së parë, një gol nga pika e bardhë e penalltisë dhe festoi si Cole Palmer.

Dy golat tjerë për Ekuadorin i shënuan: Minda dhe Palmer (autogol).

Kujtojmë që kjo ishte fitorja e parë e Ekuadorit në Copa America dhe tani shkon në kuotën e tri pikëve në Grupin B, tri më pak se vendi i parë i mbajtur nga Venezuela./Indeksonline/