75 Mall Live Search
11:44 / E Premte, 08 Dhjetor 2023 / L K

Futbollisti i Arsenalit, Zinchenko mposht ekipin nga Kosova në Counter-Strike

Futbollisti i Kombëtares së Ukrainës, Oleksandr Zinchenko ndryshoi sport dhe mposhti ekipin nga Kosova në lojën, Counter Strike.

Mbrojtësi i Arsenalit luajti dje në fitoren 2-1 të ekipit ukrainas Passion UA ndaj ekipit nga Kosova, Illyrians, shkruan LIG Sport.

Zinchenko dje bëri debutimin e tij në këtë lojë dhe arriti fitore duke mposhtur ekipin kosovar.

Kujtojmë që mbrojtësi i krahut kohëve të fundit është duke luajtur një rol të madh në suksesin e Arsenalit në Premier League dhe në garat tjera.