75 Mall Live Search
10:12 / E Diele, 10 Janar 2021 / Blerim

Futbollisti i Aston Villës që debutoi ndaj Liverpoolit: Momenti më i mirë i jetës sime!

Skuadra e Liverpoolit dhe Aston Villës u takuan mes veti në ndeshjen e 1/32 së finales në FA Cup.

Klopp me djelmoshat e tij mposhtën U23 e Aston Villës me rezultatin final në 1:4, shkruan IndeksOnline

Aston Villa u paraqit me U23 në këtë ndeshje, pasi te skuadra A’ kishte futbollistë të prekur me Covid-19.

E pas ndeshjes foli edhe golashënuesi i vetëm i AV, Louie Barry, ku tha se ishte debutimi i tij më i mirë dhe një gol i paharruar për të.

“Një ndërtim i shkëlqyeshëm paraprakisht nga ekipi, nuk është vetëm një moment individual nga unë, unë ndiej që ekipi e meritonte atë edhe për mënyrën se si e aplikuamnë pjesën e parë, dhe madje edhe në pjesën e dytë.

“Kur shënova, ishte një moment i pabesueshëm. Ishte momenti më i mirë i jetës sime”, tha ai.