Futbollisti i Barcelonës: “Lewandowski garanci golash, krenari që e kemi”

Barcelona është forcuar shumë në merkato. Disa emra të rëndësishëm kanë firmosur me klubin katalanas, teksa ai që dallon me të tjerët është Robert Lewandowski. Bomberi polak është një garanci golash, pavarësisht se koha kalon dhe në fund do të festojë 34-vjetorin e lindjes.
Sulmuesi kërkoi me insistim transferimin në La Liga. Bisedime të shumta u zhvilluan mes Barcelonës dhe Bayernit, thumbimet mes palëve nuk munguan, por në fund mbetën të gjithë të kënaqur.
Kampionët e Gjermanisë që përfituan 50 milionë euro dhe spanjollët që siguruan një nga goleadorët më të mirë të dekadës së fundit. Pedri, një ndër lojtarët më të talentuar të skuadrës së Xavit, ka përshëndetur afrimin e Lewandowskit në një prononcim për Cadena Ser:
“Lewandowski është një garanci golash. Të gjithë e kemi parë atë që bëri te Bayerni. Është krenari ta kemi atë në ekip me ne”, deklaroi 19-vjeçari, lideri i mesfushës së Barçës.
Kapiteni i kombëtares së Polonisë fitoi çdo trofe me klubin bavarez, ndërkohë që ia doli të kthehet edhe në golashënuesin më të mirë të historisë së Bundesligës, duke thyer rekordin e një legjende si Gerd Muller.