22:09 / E Shtunë, 27 Maj 2023 / MSH

Futbollisti i Bayern Munchen feston titullin me reperin Azet

Bayern Munchen u shpallen sonte kampionë të ligës gjermane, Bundesliga, për sezonin 2022/23.

Futbollistët e ekipit kanë ngritur titullin në stadiumin “RheinEnergieStadion” të Kolnit, aty ku mposhten ekipin vendas me rezultat 1:2.

Teksa secili ka festuar në menyrën e tij, futbollisti bavarez me prejardhje shqiptare, Arijon Ibrahimovic, ka festuar me një mik të veçantë të tij, raporton Indeksonline.

Bëhet fjalë për reperin Azet, të cilin e ka telefonuar me video, për të festuar bahskë me të.

Duket se edhe Azet është një tifoz i flaktë i Bayernit.